Historia Jonë

Agaçi Greens

Agaçi Greens është një kompani me një eksperiencë shumëvjeçare në kultivimin e llojeve të ndryshme të frutave, perimeve dhe eksportimin e tyre, kryesisht në Ballkan dhe Europë. Kompania u themelua në vitin 2019 nga disa nga ekspertët më të njohur në fushën e agronomisë dhe fermerë të suksesshëm. Dëshira e tyre e madhe për të promovuar produktin e tyre, i bashkoi ata me një qëllim të vetëm: “Promovimi i frutave dhe perimeve shqiptare BIO në tregjet ndërkombëtare.” Agaçi Greens është tashmë një kompani e konsoliduar në treg si pasojë e bashkëpunimit solid që ka arritur të vendosë midis fermerëve shqiptarë dhe agronomëve me eksperiencë nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Agaçi Greens ju asiston në:

Përzgjedhjen e farërave

Mbjelljen
e fidanëve

Monitorimin e rritjes së fidanëve

Grumbullimin e produktit

Seleksionimin e produktit

Paketimin e produktit

Transportimin / Eksportimin

Agaçi Greens është i hapur për çdo mundësi për bashkëpunime dhe tregje të reja. Partneriteti është një nga parimet për këtë kompani, prandaj një bashkëpunim afatgjatë do të sillte përfitime për të dyja palët.