Fruta & Perime
Agaçi Greens është tashmë një kompani e konsoliduar në treg si pasojë e bashkëpunimit solid që ka arritur të vendosë midis fermerëve shqiptarë dhe agronomëve me eksperiencë nga vende të ndryshme të Ballkanit. Sot, Agaçi Greens bashkëpunon me rreth 650 fermerë nga e gjithë Shqipëria, duke garantuar kështu një larmishmëri frutash dhe perimesh të freskëta të prodhuara nga fermerët shqiptarë.

Agaçi Greens ju asiston në grumbullimin e produktit
Grumbullimi dhe transportimi i produktit realizohet nën kushte të përshtatshme për ruajtjen e freskisë së produktit.
Agaçi Greens ju asiston në seleksionimin e produktit
Pavarësisht se kjo kompani mbledh shumicën e frutave dhe perimeve më të mira, këto produkte kalojnë gjithmonë në një stad seleksionimi nga një staf prej 30 punonjësish të kualifikuar dhe me eksperiencë në këtë fushë.
Agaçi Greens ju asiston në paketimin e produktit
Gjatë këtij procesi, stafi i Agaçi Greens kujdeset që produktet tuaja të vendosen në paketime të përshtatshme që nuk e dëmtojnë produktin dhe janë rezistente gjatë transportimit.
Agaçi Greens ju asiston në eksportimin e produktit
Në sajë të bashkëpunimeve të vendosura me partnerë në Ballkan dhe Europë, departamenti i shitjes dhe logjistikës së Agaçi Greens, garanton dërgimin e produktit tuaj tek blerësi.