Jeni fermer dhe doni të bashkëpunoni me ne?

069 561 2924

Na telefononi

Farëra & Fidanë

Agaçi Greens i mbështet fermerët në çdo hap të ciklit të prodhimit dhe tregëtimit; duke nisur që nga importimi i farërave hibride të dorës së parë e deri tek garantimi i shitjes së produktit të fermerëve. Përdorimi i suplementeve të duhura krijon një ambjent sa më komod dhe rezistent për rritjen e fidanit.

 

 

Agaçi Greens ju ofron farërat më cilësore

Agaçi Greens, falë bashkëpunimeve me ekspertë të njohur agronomë shqiptarë, por dhe të huaj, kujdeset në përzgjedhjen e farërave më cilësore dhe që i përshtaten kushteve klimaterike të vendit tonë. Farërat mbillen dhe prodhojnë fidanët. Këta të fundit përdoren në të mbjellat e kompanisë dhe të fermerëve bashkëpunëtore të saj.

Agaçi Greens ju asiston në mbjelljen dhe monitorimin e fidanëve

Pas mbjelljes, fidanët janë në proçes të vazhdueshëm monitorimi nga agronomë shqiptarë dhe të huaj, për garantimin e cilësisë së produktit. Ata kujdesen për një zhvillim natyral të bimës, vetëm përmes suplementeve të përzgjedhur me kujdes dhe jo dëmtues ndaj mjedisit.